Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Sheffield-Liverpool. Rezultati 0-2

Liverpooli do të kërkojë ta ndërpresë serinë prej katër humbjeve radhazi në Premierligë, kur të vizitojë Sheffield Unitedin sonte në Bramall Lane.

Kampioni në fuqi i Anglisë po kalon nëpër periudhën më të errët në kohët e fundit, pasi i ka humbur katër ndeshjet e fundit, tri prej të cilave në shtëpi. Por as Sheffield – që është e fundit në tabelën e Premierligës – nuk ka bërë më mirë se të kuqtë në javët e fundit, pasi i ka humbur tri ndeshje radhazi.

Shpresat e skuadrës së Jurgen Kloppit për ta mbrojtur titullin janë shuar tashmë, pasi Manchester City e ka krijuar një epërsi prej 22 pikëve ndaj tyre në krye të tabelës pas 26 ndeshjeve. Të kuqtë do të kërkojnë të sigurohen që ta mbyllin sezonin në top katërshe dhe nëse fitojnë sonte, atëherë do t’i afrohen në vetëm dy pikë vendit të katërt, West Ham. Kosovari Xherdan Shaqiri do ta nisë takimin nga banka rezervë.

 

LIVE/ Sheffield – Liverpool 0-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 64/ Liverpool dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Jonathan Moss.

MINUTA 48/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Curtis Jones.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Gjermania merr kreun e grupit me përmbysje. Spanja shmang humbjen pavarësisht Ramos

Delo.autor

RONALDO DHE PERANDORIA E TIJ/ Multimilioner edhe pa gjuajtur topin (FOTO)

Delo.autor

HALILI I RRËMBEU LILËN KUKËSIT/ Flet Gjici: E “hëngri” Tirana

Delo.autor

Leave a Comment