Futboll Sport Të tjera

SHPËTOI PËR MREKULLI/ Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të frikshëm të Tajgër Uds

4 ditë mbas aksidentit të ish-kampionit të botës në golf Tajgër Uds, ekspertët kanë dalë në një konkluzion duke analizuar shkaqet e asaj ngjarjeje tw tmerrshme. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë përgjumja në timon e ish-kampionit dhe se fatmirësisht shpejtësia e lëvizjes së tij ka qenë e vogël pasi pasojat do të kishin qenë edhe më të mëdha.

Uds kishte vendosur frenat e makinës në opsionin automatik duke i shkaktuar atij vetëm disa fraktura në këmbë nga aksidenti.

“Duket sikur personi ka qenë në gjendje të përhumbur, ose e ka zënë gjumi në makinë dhe nuk është zgjuar deri në momentin që makina ka dalë jashtë rruge. Tajgë Uds kishte frenat anti-bllok, ndaj edhe nëse do të frenonte me forcë, nuk do të shihnim në rrugë asnjë gjurmë”, thanë ekspertët.

Related posts

VLERËSIMET E LOJTARËVE TEK BARCELONA/ Neymar, Neymar, Neymar … por çfarë të themi për Dembele?

Delo.autor

Yerri Mina: Dua të transferohem te Barcelona

Q.Autor

ZYRTARE/ Partizani ndahet me Mustën, lojtari i krahut pritet t’i bashkohet…

Delo.autor

Leave a Comment