Futboll Shqipëri Sport

TEUTA-VLLAZNIA/ Shkodranët kanë shansit e artë për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 16:00, supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, kanë shansin e artë për t’u shkëputur pas barazimit të Partizanit ndaj Apolonisë me rezultatin 1-1.

Në rast të një triumfi në sfidën e sotme ndaj durrsakëve, kuqeblutë do ta thellonin diferencën e pikëve nga kryeqytetasit e Ilir Dajës në +5 pikë. Aty pranë në klasifikim janë edhe durrsakët e Edi Martinit, të cilët momentalisht kanë 4 pikë më pak se Vllaznia. Në rast triumfi të Teutë, “djemtë e detit” do të ngjiteshin në vendin e dytë, me 1 pikë më pak se shkodranët. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë teksa nuk mungojnë surprizat.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Hoxha, Arapi, Kuros, Todorovski, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniq. Trajner: E.Martini

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Jonuzi, Kaleziç, Imeri, Krymi, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

Related posts

BOTËRORI 2022/ Spektakël holandez, Klaassen ndëshkon Turqinë pas 54 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Icardi mirëpret Nainggolan: Tani e tutje do të luftojmë së bashku!

Sadik.Autor

KONFIRMOHET NGA VETË SULMUESI/ Lojtari i klubit të njohur italian pozitiv me Covid-19 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment