Futboll Ligue 1

PSG-Marseille, Franca mban frymën për “Le Classique”

Paris Saint-Germain dhe Marseillë do t’i japin jetë një tjetër “Le Classique” në Ligue 1 mbrëmjen e së dielës. Ky është rivaliteti më i madh i kampionatit francez dhe vendasit kanë dominuar në përballjet e viteve të fundit. Gjithsesi, Marseille ka arritur të marrë një barazim 2-2 në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në “Velodrome”.

Shpresat e miqve do të bazohen kryesisht te Florian Thauvin. Ish-sulmuesi i Newcaslte po zhvillon një sezon shumë të mirë, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 10 asiste në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet. Ai ka qenë autori i golit të vetëm që i ka dhuruar Marseille fitoren 1-0 kundër Bordeaux fundjavën e kaluar. Ndërkohë, PSG ka shfryrë inatin e humbjes 3-1 të pësuar në Champions League kundër Real Madrid ndaj Strasbourg, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë 5-2.

Edinson Cavani ka realizuar dy gola, ndërsa Draxler, Neymar dhe Di Maria kanë shënuar golat e tjerë. PSG nuk ka pësuar asnjë humbje në 16 takimet e fundit që ka luajtur kundër Marseille në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka pësuar gol në 6 nga 7 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Marseille në të gjitha kompeticionet.

Related posts

NDRYSHON STATUSI/ Asllani nuk është më i pashitshëm, Interi i vendos çmim talentit kuqezi

F.autor

E TRISHTË/ Ditë zie për familjen Ronaldo, ndërron jetë i afërmi i CR7… (FOTO)

Delo.autor

Spalletti: Interi luajti me mendësinë e duhur

Q.Autor

Leave a Comment