Basketball Të tjera

Vllaznia mposht Skënderbeun, synon një vend në play off

Vllaznia ka fituar sot pasdite 58-41 ndaj Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, Grupi A1. Fitore që ngjit ekipin shkodran në kuotën e 16 pikëve, po aq sa edhe Studenti, dy ekipe që duelojnë mes tyre për vendin e katërt, të fundit që të çon në fazën e play off-it.

Takimi i luajtur në Korçë është dominuar nga basketbollistet mike, që janë shkëputur gradualisht nga perioda në periodë. Vendaset nuk kanë përfituar nga faktori fushë, kanë qenë gjithnjë në ndjekje dhe me kalimin e minutave kanë humbur ritmin dhe distancën nga shkodranet. Ndeshja ishte e një niveli të ulët, me korçaret që rrezikojnë të bien në Grupin A2.

Basketoll Femra, Kategoria e Parë, Grupi A (java e 12-të)

23 shkurt, Studenti – Tirana, 49-85 (11-15, 11-20, 16-19, 11-31)

Sot, Skënderbeu – Vllaznia, 41-58 (10-12, 11-15, 9-13, 11-18)

25 shkurt, Goga Basket – Flamurtari, ora 11:00 (Durrës)

Renditja: Tirana 21 pikë (9/3), Goga Basket 20 pikë (9/2), Flamurtari 20 pikë (9/2), Studenti 16 pikë (4/8), Vllaznia 16 pikë (4/8), Skënderbeu 13 pikë (1/11).

Related posts

“TOKIO 2020″/ SHBA pa medalje në Lojërat Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

Delo.autor

Zhgënjen edhe me Rilski, humbja e 7-të radhazi për Tiranën në Ligën Ballkanike

Q.Autor

SHPËTOI MOTRËN NGA KAFSHIMI I QENIT/ 6-vjeçari nderohet me titullin botëror në…

Delo.autor

Leave a Comment