Bundesliga Futboll Sport

TALENTI HAALAND PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Ish-trajneri zbulon të ardhmen: Ka ndjekur gjithmonë…

Alf Ingve Berntsen, ish-trajneri i Erling Haaland te Byrne FK, ka folur për Bernabeu Digital në lidhje me mundësinë që sulmuesi i ri i Borussia Dortmund mund të transferohet shumë shpejt te një klub i madh  europian.

“Erling vazhdon të më befasojë, nuk e prisja ta shihja në këto nivele në moshën 20 vjeç”, ka thënë ish-trajneri. “Borussia Dortmund ka qenë zgjedhja perfekte për të, po luan me vazhdimësi te një klub i madh dhe me shumë cilësi që e lejon të rritet ndeshje pas ndeshje”.

“E ardhmja? Babai i tij ka luajtur te Nottingahm Forest, Leeds dhe Manchester City. Erling i ka ndjekur nga afër këto klube dhe Premier League. Gjithsesi, jam i bindur se nuk do të ndikohet nga asgjë dhe nga askush kur të vijë momenti për të zgjedhur ekipin e ri”.

“Sot, sipas mendimit tim, Dortmund është vendi perfekt për të. Më pas është e vërtetë se Haaland mund të  triumfojë që tani në çdo klub të madh, duke përfshirë edhe Real Madrid. Nuk do të ndalet së shënuari, pavarësisht nga fanella që do të ketë. Besoj se skuadra e tij e ardhshme do të jetë shumë me fat që do ta ketë”.

Related posts

KLUBI ITALIAN REFUZOI “KUQEZINJTË”/ Drejtori sportiv: Lojtari ynë vlen më shumë se oferta e Milan

Delo.autor

LËSHON “RRJETËN” NË ITALI/ Florentino Perez kërkon të rrëmbejë talentin e Serie A…

Delo.autor

E BUJSHME/ Bayern Munich përgatit ofertën për talentin. Paratë vijnë nga shitja e Thiago Alcantara

Delo.autor

Leave a Comment