Futboll Sport

GODITI KËNGËTARIN/ Gjobitet me shifër rekord futbollisti i Barcelonës

Pas njohjes me rastin e skandalit të futbollistit të Barcelonës, i cili kishte ushtruar dhunë mbi këngëtarin Berkay Sahin në një lokal nate në Turqi, është marrë vendimi për masën e ndëshkimore të tij.

Gjoba financiare e vendosur nga klubi Baksaksehir mban shifrën 370.000 euro. 31 vjeçari i cili luan në Turqi në formë huazimi nga Barcelona, ka postuar në rrjetet e tij sociale një postim, ku tregon se ka qenë thjesht një “debat”, por detajet e incidentit janë ekzagjeruar nga media.

Klubi ka thirrur në një mbledhje urgjente të gjithë bordin këtë të martë, për të diskutuar mbi çështjen dhe kanë marrë vendimin mbi dënimin e futbollistit.

Konkretisht kanë thënë: “Duke ja lënë çështjen në dorë drejtësisë, ne do të gjobisim Arda Turan me 2.5 milion lira turke dhe do të donim të informonim publikun se detyrimet profesionale të lojtarit do të vijojnë derisa gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar.”

Sipas Agjensisë Anadolu, po mendohet për një dënim me burgim 12 vite për Arda.

Huazimi i tij nga Barcelona është deri në sezonin 2019-2020.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Shkodranët arrijnë akordin me ish-futbollistin e Luftëtarit…

Delo.autor

“GARDIANI” FESTOI NDESHJEN E TIJ TË 200-TË/ Barcelona kërkon me çdo kusht të mbajë Ter Stegen

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori i BAYERN pritet të zëvendësojë KOVACICIN tek REALI

Isa.Autor

Leave a Comment