Futboll La Liga Sport

REAL MADRID MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Trajneri Zidane “i dashuruar” pas fantazistit francez…

Zinedine Zidane dhe Reali i Madridit kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës dhe në krye të listës së dëshirave të trajnerit francez është Houssem Aouar.

Fantazisti me origjinë algjeriane, por që luan për Kombëtaren e Francës është një ndër lojtarët më të mirë të Lyonit dhe të Ligës së parë franceze dhe admirohet nga trajneri i Real Madrid. Çmimi i tij është pak i lartë, pasi presidenti Aulas nuk pranon më pak se 70 milionë euro.

Gjithsesi, përveç çmimit të lartë, problem mbetet edhe gara e fortë me Liverpool dhe Juventus, që gjithashtu interesohen për shërbimet e Aouar. Sipas “AS”, Reali pritet të nisë kontaktet me Lyon dhe me agjentin e lojtarit, në mënyrë që të fitojë garën për Aouar.

Related posts

“TREGU” ME KONKURENCË TË FORTË/ Gjigantët e Serie A sfidojnë PSG për portierin e Premier…

Delo.autor

Rishfaqet ‘hija’ e burgut për Cristiano Ronaldon

Sadik.Autor

300 gola në La Liga, flet Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment