Futboll Seria A Sport

NË SKENË 30% TË AKSIONEVE/ Kush janë arabët e “PIF” që duan të investojnë tek… Inter

Në negociatat midis Inter dhe BC Partners, me shumë mundësi fonde të tjera do të shtohen për t’u përpjekur të investojnë në futbollin italian. Një nga këto, ndoshta i preferuari i Suning është Fondi i Investimeve Publike (PIF) një fond arab që është në pronësi të Princit Mohammed Bin Salman. Ky fond ka seli në kryeqytetin e vendit, Rihad, është mes fondeve më të mëdha sovrane të botës me një pasuri totale të vlerësuar në 347 miliard dollarë.

Si menaxhues i operacioneve është Jasir al Rumajan, që administron një portofol prej rreth 200 milionë asetesh. Gazetari i njohur sportiv Ben Xhekobs, është shprehur se “flitet për një investim rreth 30% që, në bazën e vlerësimit më të lartë të ‘Suning’, mendohet të jetë prej 300 milionë eurosh”. Qëndron edhe interesi i ‘Fortress’ që ka bërë një ofertë zyrtare të cilës ende nuk i janë zbuluar shifrat, pavarësisht se në avantazh mbetet ‘BC Partners’ me 800 milionë euro

Në një intervistë me CNBC amerikane, drejtori menaxhues fondacionit  shpjegoi modelin e tij që sipas tij do të rritet deri në vitin 2025 deri në shifrën e menaxhuar prej rreth një trilion dollarësh. “”PIF” është duke u zhvilluar si një udhëheqës kryesor botëror, ne vazhdojmë të ndërtojmë partneritete strategjike për mundësi në investimet e sektorit privat si ekonomia e mbretëria vazhdon të zgjerohet”, u shpreh ai.

Related posts

Vëmendja është në Rusi, terrorizmi mund të godasë sërish Francën

Isa.Autor

STERLING KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ E ardhmja e yllit të Manchester City-t vendoset pas “EURO 2020”

Delo.autor

CRYSTAL NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Andros Townsend (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment