Futboll Sport

E BUJSHME/ “Bild” ironizon Anglinë: Ju organizojeni Europianin, ne ngremë kupën

“Zoti Xhonson, po sikur ta bëjmë kështu marrëveshjen? Ju merrni Europianin, ne ngremë kupën. Për ne nuk do ishte problem”.

Është ky provokimi i gazetës më të madhe gjermane “Bild”, pasi Anglia u vetofrua për të organizuar të gjithë turneun e kësaj vere në ishull pas planit të vaksinimit kundër COVID-it. Plani i UEFA-s është ta zhvillojë formatin e Kampionatit Europian në 12 qytete të ndryshme të Europës.

Dhe mesa duket gjermanët janë dakord me këtë ndryshim të mundshëm duke provokuar se ata do ta ngrenë sërish trofeun në shtëpinë e rivalëve, “Wembley”. Gjermania eliminoi Anglinë me penallti në gjysmëfinalet e Euro 96 herën  e fundit që Anglia organizoi një turne, përpara se të triumfonte në finalen e “Wembley”-t me Çekinë.

Related posts

E BUJSHME/ Perez kërkon t’i vërë “drynin” portës së Real Madrid

Isa.Autor

“Legjenda” e Man United/ JUVENTUSI kundërshtari më i vështirë i mundshëm

Isa.Autor

Para ndeshjes finale madrilienët marrin lajmin shokues për sulmuesin…

Sadik.Autor

Leave a Comment