Futboll Seria A Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht me përmbysje Parmën dhe nis arratinë në krye

Inter ka marrë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e sotme, pasi ka mposhtur me shifrat 1-2 Parmën në transfertë. Një fitorë që i çon zikaltrit në +6 nga vendi i dytë që mbahet nga Milani.

Ndeshja nisi e luftuar nga të dy ekipet, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, edhe pse rastet nuk munguan për të dy ekipet. Fraksioni i dytë nisi menjëherë i vrullshëm, ku Alexis Sanchez i dha avantazhin Interit. Sulmuesi nga Kili mori një top në zonë dhe ndeshkoi portierin Sepe, duke çuar shifrat në 0-1.

Në minutën e 62-të Inter dyfishoi  me të njëjtin autor, por Sanchez këtë herë duhet ta ndante meritën e golit me Lukakun, që bëri thuajse gjithçka në mënyrë perfekte. 10 minuta më vonë, Parma rihapi sfidën duke shkurtuar diferencën në 1-2 me anë të Hernanit, por vetëm aq.

Inter administroi mjaft mirë deri në fund dhe gjithçka u mbyll me fitoren e zikaltërve 1-2. Fitorja e çon ekipin e Contes në kuotën e 59 pikëve, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani.

 

Related posts

DY “TITANËT” E FUTBOLLIT/ Messi apo Ronaldo, cili ka shënuar më shumë? Ja të gjithë numrat e karrierës

Delo.autor

“MË PËLQENTE TË VIJA BAST, POR…”/ Akuzat për trukime, legjenda italiane e sulmit shpallet fajtor

Delo.autor

FATI I KEQ VIJON PËR NEYMAR/ Humb grumbullimin me Brazilin për shkak dëmtimi

F.autor

Leave a Comment