Futboll Sport

U TRANSFERUA TEK LEGIA/ Ernest Muçi bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në Superligën e Polonisë

Ernest Muçi është një nga blerjet më të shtrenjta gjatë merkatos dimërore 2021 në Poloni. Sulmuesi 19-vjeçar u transferua nga Tirana tek Legia e Varshavës për një shifër prej 500.000 eurosh dhe ndërkohë në shtetin polak nuk kanë humbur kohë për të bërë bilancet e blerjeve më të shtrenjta të Superligës në Poloni.

Ish-sulmuesi i Tiranës renditet i dyti në këtë klasifikim, ku para tij ndodhet Jesper Karlstrom I cili kaloi nga ekipi suedez Djurgarden tek Leh Poznan për një shifër prej 800.000 eurosh.

Një arritje e madhe për Muçin I cili mund të krenohet edhe me faktin se është transferimi i dytë më I shtrenjtë për mertkaton dimërore në Poloni.

Related posts

KËRÇIKU PROVON NJË TJETËR PROFESION/ Shikoni si këndon mbrojtësi para shokëve të ekipit të ri (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDEN FANSAT/ Motra e sulmuesit të Romës, “shënon” sërish NUDO (FOTO)

Isa.Autor

EMANUELA RUSTA NË ARENËN EUROPIANE/ Ja cilën ndeshje i beson UEFA arbitres shqiptare

Delo.autor

Leave a Comment