Futboll Seria A Sport

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Manchester City kërkon yllin e Atalantës, ja çmimi që vendosin bergamaskët…

Manchester City ka nisur të mendojë për merkaton e verës dhe ndër emrat e preferuar është Robin Gossens. Diçka të tillë bëjnë me dije mediat angleze, sipas të cilave, gjermani është një dëshirë e Pep Guardiolës.

Mediat shkojnë edhe më tej, pasi raportojnë gjithashtu se Atalanta ka vendosur edhe një çmim për kartonin e Gossens. Për mesfushorin, klubi nga Bergamo kërkon të paktën 40 milionë euro.

Tani është në dorën e Cityt gjithçka, nëse dëshiron të plotësojë kërkesat e Atalantës apo jo, edhe pse një çmim i tillë ndoshta nuk do të jetë problem për një superfuqi ekonomike siç është klubi nga “Etihad Stadium”.

Related posts

ATMOSFERË LUFTE/ Tension në Buenos Aires, ALARM BOMBE në “Bombonera”, tifozët meren me…

Isa.Autor

NUK PO BINDIN/ MILANI kampioni i pjesëve të para, është i abonuar me GOL/GOL

Isa.Autor

LIVE/ Derbi i Italisë: Mbyllet ndeshja Inter-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment