Futboll Sport

E PABESUESHME/ Ping-pong në Brazil, ja momenti kur shënohet një nga golat më të çuditshëm (VIDEO)

Një ndër golat më të çuditshëm që mund të keni parë është në videon e mëposhtme. Në sfidën mes Resende dhe Fluminense, vendasit kanë shënuar një gol shumë të rastësishëm.

Mes përplasjeve të shumta të topit te lojtarët, sikur të ishte një lojë ping-pongu dhe jo futbolli, Resende i është afruar portës së Fluminenses dhe në fund të aksionit ka shënuar me anë të Kaique Fonseca.

Mbrojtësit e Fluminenses u munduan të largonin topin e mbetur vakant në zonë, por nga përplasja me lojtarin e Resendes, topi përfundoi në shtyllë.

Nga e gjithë kjo situatë përfitoi Kaique, i cili ndëshkoi portierin mik, që ende ishte i hutuar nga aksioni i çuditshëm.

VIDEO

Related posts

“DIHET SE KUR FIRMOS DIÇKA…”/ 9 vite te Napoli, Mertens ka sinjal për presidentin De Laurentiis

Delo.autor

“ARRATISJE E ARTË”/ Mancini bëhet sheik, 90 mln euro për 3 vite, La Gazzetta e nxjerr “zbuluar”

F.autor

RIKTHEHET TEK GOLI NË KAMPIONATIN BELG/ Shkodrani nuk fal brenda zone, ja si e mposhti portierin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment