Formula 1 Sport Të tjera

PRITET TË ZHVILLOHET GARA E PARË SEZONALE NË FORMULA 1/ Bahrein hap dyert për tifozët, nis zyrtarisht shitja e biletave

Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e parë sezonale e botërorit 2021 në Formula 1, ka vendosur të hapë dyert për tifozët. Nga sot, nis zyrtarisht shitja e biletave për fansat që duan të ndjekin nga afër garën që zhvillohet në pistën e Sakhir.

Gjithsesi, shitja e biletave do të jetë vetëm për personat që i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid ose janë shëruar nga koronavirus të paktën dy javë para datës së zhvillimit të garës. Pavarësisht këtyre kushteve, të gjithë shikuesit janë të detyruar të mbajnë maska, ndërkohë që do t’u matet edhe temperatura.

“Jemi të gëzuar për lajmin e shitjes së biletave, duke u dhënë kështu sërish mundësi fansave të ndjekin nga afër spektaklin e Formula 1”, thanë organizatorët e garës. Vjet, në dy garat e zhvilluar në nëntor në këtë pistë, në tribuna ishin stafi mjekësor.

Related posts

HISTORIA E “SPECIAL ONE”/ Mes karizmës, polemikave dhe triumfeve. Ja 1000 pankinat e Mourinhos…

Delo.autor

Iu ka marrë malli për Kupën e Botës? Ja 10 golat më të bukur nga “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ DINAMOS/ Daja: Nuk do përmendet fjala titull, jemi të detyruar të mos festojmë

Delo.autor

Leave a Comment