Futboll La Liga Sport

MBI TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Matthäus: Barcelona ka shumë probleme në fushë, Messi duhet të vendosë

Në një intervistë për portalin “Onefootball.com”, ish-lojtari i Bayern Munich dhe ekipit kombëtar gjerman, Lothar Matthäus, foli për situatën aktuale të Lionel Messit te Barcelona: “Messi është lojtari im i preferuar, pas Lewandowski. Sezonin tjetër e shoh në Barcelonë. Barcelona është Messi dhe Messi është Barcelona. Për mua, ai është si Beckenbauer, që e kaloi tërë karrierën te Bayern Munich”.

Duke folur pak për situatën aktuale të ekipit katalanas, gjermani ishte i prerë: “Barça ka shumë probleme në fushë, probleme financiare. Ajo humbi 4-1 kundër PSG në Ligën e Kampionëve. Kjo Barcelona nuk është ajo që ne kujtojmë para disa viteve, kur Guardiola po e stërviste”.

Lidhur me Messin, gjermani i njohur përfundoi: “Ai duhet të vendosë. Personalisht do të doja ta shihja te Barcelona, sepse nuk e imagjinoj dot në një klub tjetër”.

Related posts

NDRYSHIME NË MBROJTJE/ Ja plani i Partizanit kundër Erzenit

F.autor

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Delo.autor

ZYRTARE/ Gara 500 milje e Indianapolisit hap dyert për fansat e automobilizmit

Delo.autor

Leave a Comment