Futboll La Liga Sport

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Trajneri Zidane: Një finale, si të gjitha ndeshjet për ne

Zinedine Zidane doli në konferencë për shtyp në prag të derbit madrilen. Një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e La Liga-s, teksa trajneri francez ka qenë në gjendje të rikuperojë Karim Benzema, lojtar vendimtar për ekipin e bardhë. “Zizou” tha se nuk ka favoritë në derbi dhe se dueli është “një finale, por si të gjitha ndeshjet”.

Marrëdhënia me Benzema – “Ai është një lojtar i veçantë, për shkak të asaj që bën në fushë. Benzema është një gëzim për futbollin, për mua si trajner është pikë referimi. Kur arriti këtu u fol shumë për të. Dhjetë vite më vonë mund të shihni se cili është realisht”.

A është Real Madridi favorit – “Asnjëra palë nuk e nis kështu, nuk ka favorit në një derbi. Ekziston një ndeshje e bukur për t’u luajtur. Është një ngjarje e shkëlqyeshme futbolli, ajo që tifozët duan të shohin”.

E kaluara e derbit – “Ajo që ndodhi në të kaluarën nuk ndihmon asgjë. Ne do të luajmë një ndeshje të mirë nesër dhe kaq. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duhet të zhvillojmë një lojë të mirë, sepse sfidojmë një rival të madh. Duhet ta fillojmë mirë dhe të luajmë me intensitet për 90 minuta, sepse Atletico është një kundërshtar shumë cilësor. Lojtarëve iu pëlqen shumë ta luajnë këtë lloj ndeshjeje”.

Benzema dhe gjendja e tij fizike – “Nëse ka një dyshim, nuk do të rrezikojmë me Karim. Ata që do të luajnë do të jenë 100 për qind gati”.

Më i vlerësuar si trajner i Real Madridit apo si lojtar – “Të gjithë përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre. Kur largoheni nga këtu, e vini re. Kur largoheni, klubi vlerëson gjithmonë punën e bërë”.

I barabartë me Del Bosque – “Ajo që mësova ishte qetësia e tij. Ai ishte një njeri futbolli, i cili dinte shumë, një njeri i shtëpisë. Del Bosque ishte një person i thjeshtë, i cili transmetonte qetësi në ekip. Kam mësuar shumë prej tij. Kam punuar në moshën 29 vjeçe me të, pra i vjetër, por mësova shumë prej tij si trajner”.

Courtois – “Ne e njohim lojtarin që kemi. Pastaj, ka shumë portierë cilësorë në La Liga, të gjithë mund të thonë cili është më i miri. Courtois është rritur shumë këtu, jemi të lumtur me të”.

A luhet titulli i La Liga-s në këtë derbi të Madridit – “Është një finale, por si të gjitha ndeshjet e tjera. Ne gjithmonë duhet të fitojmë. Çfarëdo që të ndodhë nesër, ne do të vazhdojmë të jetojmë në La Liga. E dimë që është një ndeshje e veçantë, edhe për tifozët gjithashtu. Ne kemi qenë shumë të mirë gjatë gjithë javës dhe jemi të përgatitur fort”.

Lëndimi i Hazard – “Nuk ka rikthim të tij, ajo që duam është të bëhet gati 100 për qind. Po riaftësohet pak nga pak, pa nxitim. Është e rëndësishme që kur të kthehet, ai të ndihet i fortë. Ne nuk do të rrezikojmë asgjë me kthimin e tij, por është në rregull dhe shpresoj që javën e ardhshme, mbase, të jetë me ne”.

Related posts

INCIDENT I SHËMTUAR NË MAQEDONI/ Tifozët e Vardarit godasin me sende të forta lojtarin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Vecino: Interi duhet të fitoj ndaj Juventusit

Sadik.Autor

HISTORIA E HABITSHME/ 26 herë rresht, tamponi i futbollistit të Barcelonës i del pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment