Futboll Seria A Sport

“GOLI NDAJ MILAN? ISHTE MOMENT I JASHTËZAKONSHËM”/ Mesfushori Eriksen: Ju tregoj për Interin që kam ëndërruar

Kristian Eriksen është padiskutim njeriu i momentit tek Interi së bashku me Lukakun me paraqitjet e fundit por edhe me “ringjalljen” e tij në gjysmën e dytë të sezonit. Ylli danez po ambjentohet me rolin e tij të ri në fushën e lojës ku Konte e ka adaptuar më së miri, në pozicionin e “Play Maker”-it dhe deri më tani e ka shpërblyer dhe duke mos dalë nga 11-ja startuese. Fantazisti 29-vjeçar është shfaqur i entuziazmuar për paraqitjet e tij së fundmi dhe këtë e ka shfaqur përpara mikrofonave të kanalit zyrtar të Interit:

Goli ndaj Milanit – “Shënimi gjithmonë ka një shije të veçantë, unike. Bërja e tij në derbi ishte e mrekullueshme, ajo goditje e lirë ishte perfekte për mua. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, “tha Eriksen.

Idhujt e fëmijërisë – “Modeli im ka qenë gjithmonë Laudrup, në Danimarkë të gjithë duan të jenë si ai, sepse ai ishte lojtari më i fortë danez ndonjëherë. Nga ana tjetër, babai im ishte një tifoz i madh i Roberto Baxhos. Sapo pata rastin, ai më bleu një nga fanellat e tij. Fanella e parë e futbollit që mora ishte ajo e Divin Kodinos”

Interi i ëndrrave të tij – “Zhulio Sezar, i jashtëzakonshëm, në të majtë Kivu i cili është i shkollës së Ajaksit, mbrojtës klasi. Kambiaso, mjeshtri i mesfushës. Uesli Shnajder, vizioni i lojës, teknika dhe goditjet e jashtëzakonshme. Baxho, idhulli i babait tim, e admirova që në moshë të vogël.”

Related posts

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

Messi i brengosur për largimin e mundshëm të yllit të skuadrës

Sadik.Autor

Ylli uellsian paralajmëron Anglinë: Kujdes nga Panamaja!

Sadik.Autor

Leave a Comment