Futboll Sport

A DO TË KTHEHET MESSI TEK ARGJENTINA? Presidenti Claudio Tapia “kalon topin” tek trajneri

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Tapia, tha të mërkurën se nuk ka asnjë dyshim që Lionel Messi do të luajë në miqësoret e Albiceleste kundër Venezuelës dhe Marokut, më 22 dhe 26 mars, respektivisht, nëse trajneri Lionel Scaloni e grumbullon atë:

Tani presim marsin, datat e lira të FIFA-s për miqësoret. Nëse e grumbullojmë, nuk kam asnjë dyshim se Messi do të luajë. Unë e di se çfarë ndien Leo për këtë fanellë. Pa folur për të, unë e di se me të vërtetë dëshiron të kthehet në kombëtare. Ai nuk ishte për disa ndeshje, por kurrë nuk u largua. Nuk ka luajtur, sepse trajneri nuk e ka thirrur atë”, – tha Tapia.

Argjentina do të luajë kundër Venezuelës në “Wanda Metropolitano” të Madridit, ndërsa katër ditë më vonë do të vizitojë Marokun, në Tanger. Messi nuk e ka veshur fanellën e kombëtares argjentinase që nga eliminimi në raundin e dytë të Kupës së Botës 2018, kundër Francës.

Ne nuk mund të ngarkojmë me përgjegjësi një lojtar të vetëm që nuk shpallemi dot kampionë të botës. Futbolli është një lojë kolektive. Nëse mendojmë se një lojtar do ta fitojë Kupën e Botës, kjo nuk është e drejtë”, – shtoi presidenti i AFA.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Roma-Real Madrid. Rezultati 2-2

Delo.autor

Shënoi golin e parë në Premier League, Joao Mario ka një mesazh për Interin

Sadik.Autor

PROBLEMET TEK MILAN NUK KANË FUND/ Një tjetër titullar dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Torinos, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment