Futboll Shqipëri Sport

PRETENDIMI I DINAMOS PËR PENALLTI/ Shikoni momentin e prekjes së topit me dorë që tërboi skuadrën kryeqytetase (VIDEO)

Dinamo pësoi një humbje surprizuese ditën e sotme në sfidën ndaj Vorës me rezultatin 1-0, ku nuk munguan polemikat.

Drejtuesit e bluve të kryeqytetit, kanë ngritur dyshimet se ndaj skuadrës së tyre po bëhet një lojë e pisët. Një episode për moviolë u regjistrua në pjesën e parë, ku futbollisti i Vorës, Sadiku, prek topin me dorë brenda zonës, pas topit të goditur nga Fejzaj.

Por për gjyqtarin Orlando Kuka, nuk kishim të bënim me 11-metërsh, teksa e cilësoi si të rregullt prekjen e topit me dorë. Ky moment tërboi drejtuesit e Dinamos. Një episode që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, gjithsesi në fund të takimit ishin vorakët e Canit ata që festuan falë golit të Tavanit në minutën e 88-të.

Related posts

Mourinho kërkim qendërmbrojtës/ Cili prej tyre mund të shkojë në Old Trafford në janar?

Isa.Autor

Dëmtim i tmerrshëm për mbrojtësin e Sevilla (Video)

Isa.Autor

Shkëlqejnë Durant e Thompson, Golden State mposht sërish Spurs

Sadik.Autor

Leave a Comment