Futboll Sport

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA KUKËSI/ Gjoka i revoltuar: Nuk jemi një vorbull që vlon…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli ku duket sërish i mërzitur nga zërat që e shohin të shkarkuar nga detyra e trajnerit.

Gjoka gjithashtu analizoi takimin e parë në Hungari ndaj Debrecenit, ndërsa tregoi se beson tek një fitore për ndeshjen e kthimit.

GJENDJA – Nuk e kuptoj pse Kukësi quhet si një vorbull që vetëm vlon. Nuk është kështu. Jemi të mërzitur, por nuk kemi ndonjë presion të jashtëzakonshëm, a thua se këtu po bëhet nami. Ne trajnerët kemi problem të madh me produktin. Nëse kemi produkt në fund, kemi edhe jetëgjatësi, në të kundërt, nuk qëndrojmë gjatë. Nuk ka lidhje se kush është emri. Është e çuditshme kur unë vij te Kukësi më datë 7 prill, dhe më 20 maj, më bëhet pyetja “A do ikësh?”. As unë as presidenti, nuk merremi me këto fjalë. Njerëzit kanë të drejtën e fjalës, dhe kush sheh një ëndërr në darkë, e thotë në mëngjes. Kur janë dhe gazetarë, e shkruajnë edhe më bukur. Nuk merrem fare me këto çështje.

GABIMET – Ne jemi munduar të bëjmë një ndeshje ndryshe, ta vëmë kundërshtarin nën presion. Të luajmë mes zonës 2 dhe 1, të mos i japim mundësi të na vijnë afër portës. Por, një nga armët e forta të Debrecenit ishte shpejtësia në sulm. Nga të gjitha të dhënat, pas ndeshjes, diferenca u bë në rastin e golit të dytë, aty u “vra” ndeshja”.

NDESHJA E KTHIMIT – Sigurisht që kualifikimi nuk është i lehtë. Unë jam profesionist, dhe nuk fluturoj dot. I kam kërkuar çunave qetësi, të jemi të ekuilibruar, dhe të fitojmë ndeshjen. Nëse fitojmë ndeshjen, do bëjmë një hap të madh. Pastaj, se çfarë na sjell fusha, është gjë tjetër. Para kemi një ekip të madh si Debreceni, që ka lojtarë cilësorë, që bëjnë diferencën.

ÇËSHTJA SHAMETI – Shameti ka pasur temperaturë. Ka filluar dje stërvitje të lehtë. Ne nuk e shohim për në Europë, por sigurisht që do rikthehet për në kampionat.

Related posts

“PRENOTOI BILETËN SI TIFOZ”/ Zgjidhet trajner dhe shkruan historinë në “FA Cup”!

Delo.autor

STADIUMI I KUKËSIT FILLON TË “VISHET”/ Presidenti Gjici tregon ndryshimet e fundit në impiant

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment