Futboll Sport

MADHËSHTOR/ Rangers fitoi titullin pas 10 vitesh, shikoni festimin e veçantë të Gerard (VIDEO)

Skuadra e Rejnxhërs i ka dhënë fund hegjemonisë 10-vjeçare të Sëlltikut teksa siguroi matematikisht fitimin e titullit kampion. Skuadra e njohur e drejtuar nga ish-kapiteni legjendar i Liverpulit, Stiven Zherard ka fituar titullin që i mungonte që nga sezoni 2010/2011.

Për këtë Stiven Zherard mendoi që të festonte në mënyrë të veçantë me tifozët që ishin mbledhur pas fitores 3-0 ndaj St.Mirren dhe tekniku i njohur ka dalë në dritaren e dhomave të zhveshjes për të festuar në mënyrë simbolike me tifozët e skuadrës skoceze.

Vlen të theksohet se Rejnxhërs ka lënë pas Sëlltikun e vendit të dytë, 21 pikë larg nga ku priten të kenë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit së bashku në 21 mars.

VIDEO

Related posts

“SA LODHEMI KOT, DUAN T’IA JAPIN MESIT”/ Pas Pepes akuzon edhe një tjetër portugez

F.autor

NUK KA BEFASI/ Serie A zgjedh trajnerin më të mirë të muajit tetor, ja emri…

Delo.autor

Ronaldo kërcen SHUMË lart? Harrojeni, shikoni Kanen që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment