Futboll Sport

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Dinamo pretendoi për një penallti, por shikoni golin e rregullt që iu anulua Vorës (VIDEO)

Ditën e djeshme u luaj mes Vorës dhe Dianmos, me vorakët që shtangën blutë duke i mposhtur me rezultatin 1-0, falë një goli në minutën e 88’ nga Tavani.

Pas ndeshjes, administratori i Dinamos, Ermal Barushi nuk i kurseu akuzat, teksa u shpreh se Dinamos u mohua një penallti në pjesën e parë, e cila mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Nga pamjet vihet re se Sadiku i Vorës i prek topin me dorë dhe i mohohet një 11-metërsh dinamovitëve. Megjithatë nga arbitrimi nuk u dëmtua vetëm Dinamo.

Në minutën e 55’, Vora ia del të dërgojë topin në rrjetë, por anësori e anulon, për pozicion jashtë loje. Pas pamjeve shihet që goli ishte i rregullt dhe nuk ishte pozicion jashtë loje, siç pretenduan arbitrat e ndeshjes, pasi lojtarin e Vorës e mban në lojë lojtari i Dinamos që është vendosur te muri mbrojtës.

Related posts

ATMOSFERË E ÇMENDUR/ Tifozët e Lazios bllokojnë rrugët me parulla fashiste para ndeshjes (

Delo.autor

Trondit sulmuesi i Juventusit: Mendova ta lija futbollin për nënën time…

Sadik.Autor

Golat shqiptarë vlejnë më shumë, sa rënie drastike nga 3 vite më parë!

Isa.Autor

Leave a Comment