Futboll Ligue 1 Sport

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Pochettino: Neymar nuk mund të luajë në këtë moment, ja arsyeja…

Paris Saint-Germain është një hap larg kompletimit të hakmarrjes.

Projekti i një revanshi pas eliminimit djegës në 1/8-at e Champions League të 2017-ës është me të vërtetë shumë afër.

Megjithatë, francezët nuk do të kenë në dispozicion Neymar, i ndalur për shkak të një dëmtimi.

Zgjedhja për të mos e aktivizuar brazilianin ka hidhëruar shumë trajnerin Mauricio Pochettino, i cili ka shpjeguar se nuk ka mundur të bëjë ndryshe.

“Neymar nuk mund të luajë në këtë moment. Nuk është një vendim, është një fakt, një realitet. Nuk mund të luajë”, ka thënë trajneri argjentinas.

“Ka punuar shumë për të qenë gati, jo vetëm për këtë ndeshe. I gjithë stafi e ka ndihmuar. Është për të ardhur keq, sepse ishte shumë i motivuar për të ndihmuar skuadrën”.

Related posts

KLOPP I “KLONUAR”/ Shikoni kopjen e pabesueshme të trajnerit. Kjo FOTO po bën namin në rrjet

Delo.autor

E MPOSHTI PËRPARA SHQIPTARËVE/ Turku nuk kërkon asnjë “lekë” për të mundur KETËN

Isa.Autor

PROJEKTI I RI/ “Bombonera” humb origjinalitetin në 80-vjetorin e ndërtimit

Delo.autor

Leave a Comment