Bundesliga Futboll Sport

TEKNIKU KOVAC DREJT LARGIMIT/ Bayern fut në shënjestër ish-trajnerin e Juventus…

Humbja me shifrat 5-1 përballë Eintracht Frankfurt ka lëkundur ndjeshëm pozitat e Niko Kovac në pankinën e Bayern Munich.

Gjiganti gjerman nuk po kalon një moment të mirë në këtë fazë të sezonit dhe shkaku kryesor duket se është tekniku Kovac. Ende nuk dihet se ku qëndron ngërçi mes palëve, por gjasat janë që mes Bayern dhe tij java e ardhshme të jetë edhe ajo e “divorcit”.

E në të tillë situatë, drejtuesit e Bayern kanë nisur të lëvizin, teksa kanë piketuar edhe trajnerin e ri.

Sipas asaj që raporton “AS” emri më i preferuar në ambientin e gjigantit bavarez është ai i Massimiliano Allegrit. Italiani nuk drejton që prej sezonit të shkuar dhe gjasat janë që në të ardhmen e afërt ta shikojnë duke trajnuar në Bundesliga.

Related posts

Raiola acaron francezët: Ai BULLARI po më çmend, ka kërkuar diçka tjetër tani

Sadik.Autor

Flamurtari-Partizani, dy afrikanët e Vlorës nxitojnë drejt kryeqytetit

Isa.Autor

MARRIN FUND DYSHIMET/ Guardiola “shtrëngon rripin”: Nuk paguajmë 112 milionë euro për një mesfushor

Delo.autor

Leave a Comment