Futboll Shqipëri Sport

DEBUTOI NË SERIE A/ Talenti i Shpresave pritet të transferohet tek klubi i rëndësishëm i Premier League…

Talenti i Shpresave, Anxhelo Ndrecka mund të bëjë hapin e madh në karrierë. 19-vjeçari, i cili 2 vite më parë debutoi në Serinë A me fanellën e Kievos, aktualisht është pjesë e skuadrës primavera të Lacios, teksa mediat italiane, kanë bërë të ditur së fundmi, se në adresën e mbrojtësit të majtë, ka mbërritur një ofertë nga një klub i rëndësishëm i Premier Ligës, emri i të cilit nuk zbulohet momentalit nga “Laciopress”.

Pritet që palët të arrijnë akordin dhe në qoftë se gjithçka shkon mirë, transferimi të kryhet në merkaton e verës. Transferimi në Premier Ligë, do të ishte një “bingo” për Ndreckën, i cili do të niste kështu një aventurë të re në karrierën e tij.

Futbollisti shqiptar numëron 6 paraqitje me fanellën kuqezi të Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.

Related posts

REKORD I VEÇANTË NË ITALI/ Lojtari me më shumë paraqitje në Seria A, i cili…

Delo.autor

NUK PO RINOVON KONTRATËN ME REALIN/ Klubi i madh europian me ofertë të çmendur për Ramosin

Delo.autor

Teuta-Kamza/ Barazohen shifrat në “Niko Dovana”, Çukoviç shënon me kokë (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment