Futboll Sport

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Zbulohet prapaskena, tekniku Allegri refuzoi dy klubet e mëdha

Masimiliano Alegri ishte shumë i suksesshëm tek Juve dhe ndoshta është edhe një alternativë në rast se Pirlo shkarkohet pas largimit të parakohshëm nga Champions-i, por Alegri mund të kishte përfunduar edhe në “Bernabeu”.

Sipas mikut të tij të afërt, Xhovani Galeone, tekniku refuzoi Realin, ndërsa i është ofruar gjithashtu edhe stoli i Çelsit dhe Arsenalit. “Arsyeja është e thjeshtë, – tregon Galeone për “Radio Kiss Kiss”.

– Për shkak të disa problemeve serioze familjare, ai u detyrua që t’i thoshte jo shumë klubeve të mëdha. Ai refuzoi Çelsin, Arsenalin, Realin dhe PSG-në. E refuzoi Realin dhe përgjigjja e tij më surprizoi: ‘Unë nuk jam një kloun. Nëse refuzova klubet e tjera si mund të pranoj një tjetër ofertë vetëm 10 ditë më vonë’”.

Related posts

NGA GOLEADAT TEK SHERRET/ Ja 5 duelet e “FERRIT” mes Interit dhe Juventusit

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ I shënoi në Champions, Milani në gjurmët e sulmuesit të Liverpool-it…

Delo.autor

LIVE/ River-Boka: “Trulloset” mbrojtja e Bokës, Riveri barazon shifrat me Praton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment