Futboll Sport

E BUJSHME/ Ka luajtur me Italinë dhe Atalantën në të kaluarën, sulmuesi Nivokazi zgjedh të përfaqësojë…

Një tjetër sulmues do i bashkohet përfaqësueses së Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar, Rilind Nivokazi.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Atalantës në të kaluarën, teksa këtë sezon aktivizohet me skuadrës e Foxhias në Serinë C italiane. Gjithashtu sulmuesi ka luajtur edhe për të rinjtë e Italisë, duke filluar nga skuadra U-16, për të vazhduar më tej me U-17 dhe U-18, teksa është grumbulluar edhe me  19-vjeçarët e “axurëve”, por pa mundur të luajë.

Sipas asaj që raporton “Indeksonline”, Nivokazi ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, dhe nga ndeshjet e radhës do të jetë pjesë e ekipit të 21-vjeçarëve, për të shpresuar më pas edhe për një ftesë nga Shaland te ekipi i parë.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ INTERIT/ Allegri paralajmëron: Është rikthyer dhe do të luajë ylli…

Delo.autor

JO VETËM NË SERIE A/ Emri i Brojës përfundon në Portugali

F.autor

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

Leave a Comment