Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Zgjodhi Gjermaninë para Anglisë, FIFA jep fjalën e fundit për talentin e Bayern Munich

FIFA ka miratuar zyrtarisht kërkesën e Jamal Musialës për të përfaqësuar Gjermaninë, pasi ai në të kaluarën përfaqësonte Anglinë dhe ky akt ishte i nevojshëm për tifozët gjerman.

Tani e tutje Musiala mund të thirret në ndeshjet e ekipit kombëtar dhe të ketë të drejtë të luajë për DFB-në. Trajneri Joakim Lëv nuk do të humbasë kohë duke planifikuar të thërrasë lojtarin për ndeshjet e fund muajit ku Gjermania do të luajë për kualifikueset e Botërorit në Katar.

Musiala është një nga lojtarët më premtues në Gjermani dhe deri tani ka arritur të lërë gjurmë me Bajernin e Mynihut në Bundesligë dhe në Champions, aty ku në ndeshjen e fundit ndaj Lacios shënoi edhe gol.

Related posts

ZYRTARE/ Bayern Munich prezanton Luis Diaz, firmos deri në 2029

F.autor

ANALIZA NGA ANTONIO CONTE/ Italia e meritoi finalen, pa frikë kundër Anglisë

Delo.autor

“DUA TË LUAJ DHE NJË HERË NË SHQIPËRI”: Gerd Muller, historia e dashurisë së pamundur me punonjësen e Hotel “Dajti”-t

F.autor

Leave a Comment