Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ 14 pikë në 28 ndeshje, trajneri largohet nga ekipi i Premier League…

Vitin e shkuar ishte një nga surprizat më të bukura të Premier League, ku për disa kohë ishte edhe në garë për në Kupat e Europës, edhe pse ishte në sezonin e parë në elitë pas shumë viteve mungesë. Po flasim për Sheffield United, që këtë sezon është në vendin e fundit dhe një hap larg rënies nga kategoria.

Ekipi nga Yorkshire ka zyrtarizuar largimin e trajnerin Chris Wilder pas plot 5 vitesh. Wilder njoftoi largimin e tij nga klubi me marrëveshje konsensuale. Ecuria në këtë sezon për Sheffield nuk ka qenë aspak e mirë, ndaj edhe largimi i trajnerit dukej i pashmangshëm.

“Të isha trajner i Sheffield United ka qenë një nder i madh. Kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me këtë klub dhe kurrë nuk do ta harroj”, u shpreh Wilder pas largimit.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ Në dyshim RINOVIMI me Napolin, HYSAJ pret deri në…

Isa.Autor

TORINO-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren për të thelluar shkëputjen ndaj rivalëve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË HAPAT E ISH-BASHKËSHORTES WANDA NARA/ Maxi Lopez: Do të jetoj në Milano, për…

Delo.autor

Leave a Comment