Futboll Seria A Sport

FITORJA E 3 RADHAZI/ Juventus mposht Cagliarin falë “Përbindëshit” Ronaldo me tripletë

Juventusi vijon me serinë e rezultateve pozitive. Bardhezinjtë e Andrea Pirlos, mposhtën Kaljarin me rezultatin 1-3, duke siguruar kështu fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Protagonist absolut në këtë përballje ishte padyshim Kristiano Ronaldo, i cili realizoi tripletë në pjesën e parë në harkun kohor të 22 minutave.

Vendasit u përpoqën të zgjoheshin në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 61-të me anë të Simeones, por vetëm kaq, pasi ishte “Zonja e Vjetër”, ajo që në fund festoi marrjen e 3 pikëve.

Me ketë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 55 pikëve në 26 ndeshje, duke mbajtur vendin e tretë në renditje me 10 pikë më pak se Interi i vendit të parë. Kujtojmë skuadra e Pirlos ka 1 ndeshje më pak se zikaltërit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lazio provon të befasojë Inter, gati oferta për yllin e Serisë A…

Delo.autor

SUPERDUELI I TITANËVE/ Akuza e RËNDË nga Fury: Gjyqtarët më HOQËN titullin

Isa.Autor

“MENDOVA SE DO TË ISHA I LUMTUR”/ Neymar rrëfen për rikthimin e mundshëm tek Barcelona më 2019

Delo.autor

Leave a Comment