Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ “Demi” Lautaro: Ne po rritemi dhe kemi treguar edhe një herë se…

Interi arriti të marrë tri pikë mjaft të rëndësishme për garën për titull në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-1.

Heroi i ndeshjes për zikaltërit ishte sulmuesi ,Lautaro Martinez, i cili realizoi golin e fitores me një goditje të bukur me kokë duke arritur të shfrytëzoje mrekullisht një kros të bukur nga Aleksi Sançez. Pas ndeshjes, 23-vjeçari foli për mikrofonat e ‘’Sky Sport’’, teksa u shpreh i lumtur për golin dhe se ja dedikon familjes së tij.

3 pikët: ‘’E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Torino kishte nevojë për pikë, por gjithashtu na duheshin edhe neve për të qëndruar në krye të renditjes. Ishte e vështirë por arritëm tre pikë dhe jemi të lumtur “.

8 fitore rradhazi: “Ne stërvitemi çdo ditë për t’i bërë gjërat mirë. Ne e kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë tjetër. Aty kemi nevojë për lojtarët dhe cilësinë, zemrën dhe kokën. Ne po rritemi në këtë dhe kemi treguar edhe një herë se jemi në garë për diçka të rëndësishme “.

Dedikimi: “Unë dua të arrij qëllimin tonë që është të fitojmë. Kush shënon gol numëron më vonë. Unë jam një sulmues, jam i lumtur kur shënoj dhe ky gol është për familjen time.”

Rinovimi: “Ne jemi duke punuar. Interi është në vështirësi, ne duhet të vazhdojmë të punojmë, do të gjendet një marrëveshje. Unë jam i qetë”.

Related posts

29 klubet më të famshëm që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, po Vllaznia?

Sadik.Autor

“KËRCËNIMI I TRAJNERIT”/ ​Klopp paralajmëron transferime në janar

Delo.autor

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment