Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Kombëtarja e Spanjës publikoi listën e grumbullimeve, ja 3 risitë e Enrique-s ndaj “Dardanëve”…

Kombëtarja e Spanjës prezantoi ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 ndeshjet eliminatore të Spanjës me Greqinë, Gjeorgjinë, dhe Kosovën, të vlefshme për Botërorin Katar 2022.

Është lista e parafundit përpara grumbullimeve të Europianit 2021. Trajneri ka grumbulluar 24 futbollistë dhe risitë janë tre: Pedri, Brajan Gil (të cilët janë pjesë e Kombëtares U-21) dhe Robert Sançez, portieri i Brajtonit.

Enrike nuk i ka kursyer yjet e skuadrës së tij duke marrë Serxho Ramosin, por mbi të gjitha duke rikthyer edhe Zhordi Albën. “Ramos? Nëse ekziston një lojtar që mund të luajë në 6 Botërorë ai është kapiteni i Realit. Nuk e di nëse jam unë trajner apo ndonjë tjetër, por ai mund t’ia dalë”, ka thënë Enrike.

Related posts

“PAQJA” ME PORTUGALINË/ Barazimet “sëmundja” e Italisë së Mancinit: Pres që sulmuesit të bëjnë detyrën

Isa.Autor

Formula1/ I parakaloi McLaren, ka kritika te Renault

Sadik.Autor

JUVENTUS KËRKON NË KRYE TË STOLIT/ Pep Guardiola i mbyll derën: Nuk largohem nga City, vetëm nëse…

Delo.autor

Leave a Comment