Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach dhe kualifikohet në fazën çerekfinale

Manchester City ka mundur 2-0 Borussia Monchengladbach në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në Etihad është vendosur në 18 minutat e para. De Bruyne ka hapur sfidën me një super gol në minutën e 12-të dhe Gundogan e ka mbyllur në të 18-ën.

Ilkay Gundogan është golashënuesi më i mirë i City-t në këtë sezon me 15 realizime dhe lojtari gjerman me më shumë gola të shënuar në këtë sezon në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Qytetarët kanë realizuar 100 gola në tetë sezonet e fundit, vetëm Manchester United (9 sezone mes 2004-05 dhe 2012-13) ka patur një ecuri më të gjatë me 100 ose më shumë gola të shënuar në sezone të njëpasnjëshëm nga skuadrat e Premier League.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Kapiteni i Skocisë ndjen FRIKË: SHQIPËRIA ka eksperiencë më shumë se ne, luajtën në…

Isa.Autor

QENKA “FOTOKOPJE”/ Zbulohet “sozia” e IBRËS, por ai është një basketbollist I PANJOHUR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment