Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Real Madrid mposht Atalanta-n e Gjimshitit dhe kualifikohet në çerekfinale

Real Madrid shtyp Atalanta 3-1! Pas suksesit 1-0 në Itali, ekipi i Zidane, duke përjashtuar 20 minutat e para, dominon dhe menaxhon topin. Benzema gjen avantazhin pas gabimit të portierit Sportiello (asist Modric).

Skuadra e Zidane kishte shansin të shënonte golin e dytë menjëherë në fillim të pjesës së dytë por Vinicius Jr ka gabuar në mënyrë të pafalshme vetëm pak hapa përpara porte dhe portierit Sportiello…

Braziliani ka bërë gjithçka perfekt duke dribluar mbrojtësit dhe depërtuar brenda zone por në fund topi i goditur lehtë nga ai ka dalë ngjitur me shtyllën!!!

Megjithatë, Sergio Ramos me penallti realizoi golin e dytë. Ishte penalltia e 19-të radhazi e shënuar nga kapiteni.

Atalanta u përgjigj me golin e nderit sonte në Madrid, teksa Luis Muriel në një goditje dënimi realizoi golin e 2-1…

Por, festa ka zgjatur pak pasi Asensio ka shënuar menjëherë golin e 3-1 duek vulosur gjithçka në Valdebebas.

Related posts

Skënderbeu me sytë nga KAS, tashmë Daja duhet të bëjë motivatorin

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Shkëlqejnë Ozil dhe Mkhitaryan, Arsenal me “5 yje”

Delo.autor

11-metërshi i Gameiros i mjafton Atleticos ndaj Deportivos, Keidi Bare ne stol

Sadik.Autor

Leave a Comment