Futboll Sport

MESSI NDRYSHON MËNDJE/ Kishte bërë gati valixhet, tani “Pleshti” pritet të rinovojë me Barcelonën

Lionel Messi ka ndryshuar mëndje dhe pritet të vazhdojë karrierën te Barcelona. Optimizmi i popullit “blaugrana” ushqehet nga mediat lokale. Sipas tyre, rizgjedhja e Johan Laporta si president i ka dhënë një tjetër perspektivë sulmuesit argjentinas, që tani ndjehet i vlerësuar në klub. Megjithëse larg vëmendjes së mediave, takimet e Messi dhe Laporta kanë qenë të shpeshta ditët e fundit.

6240 96006 Original

Atij i është bërë e qartë se do të jetë sërish në qendër të projektit që synon të rikthejë Barcelonën kompetitive jo vetëm në La Liga por edhe në Europë. Po ashtu, Lionel Messi i është lënë dorë e lirë edhe në kontratën e re. Jo më klauzola si ajo që shkatërroi raportin e lojtarit me klubin vetëm pak muaj më parë. “Përkëdheljet” e Laporta kanë dhënë efekt, pasi “Pleshti” duket se është kthyer ai I pari edhe në fushën e lojës, ku si në ndeshjen e fundit po ndihmon Barcelonën të shpëtojë një sezon, që deri pak javë më parë dukej se po shkonte drejt një dështimi të sigurtë.

Related posts

BOLOGNA-JUVENTUS/ Ylli Sansone ndez sfidën: Nuk e dua “Bardhezinjtë” në Champions, do bëjmë gjithçka që…

Delo.autor

Gati të startojë Premier League/ Ja “skaneri” i 20 skuadrave pjesëmarrëse

Isa.Autor

PRIVILEGJ PËR GJYQTARIN SHQIPTAR/ Enea Jorgji do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment