Sport Të tjera

Rikthehet sfida Sharapova-Serena Williams, konfirmojnë pjesëmarrjen në Romë

Në turneun Masters të Romës, që nis javën e ardhshme, do të rikthehen në fushë dy nga protagonistët e sportit të tenisit në dekadën e fundit, Serena Williams dhe Maria Sharapova. Përveç tyre, në fushë do të zbresin të gjitha tenistet e renditura në 43 vendet e para (edhe Victoria Azarenka), duke e bërë këtë turne mjaft të rëndësishëm, pasi të gjitha pretendentet synojnë të zbresin nga froni rumunen Simona Halep.

Turneu roman mund të ndryshojë jo pak renditjen e femrave, pasi të gjitha tenistet e renditura në vendet e para janë shumë pranë njëra-tjetrës, ndërkohë ë të pranishme do të jenë edhe Caroline Wozniacki, Garbine Muguruza, Elina Svitolina, Jelena Ostapenko, Karolina Pliskova, Venus Williams, Sloane Stephen e Petra Kvitova. Pra, ky Masters ka marrë formën e një grand slemi, ku pritet rivalitet i madh në fushat me dhè.

Related posts

TRULLOS KEQ KUNDËRSHTARËT/ Ja si Messi “tërbon” dy brazilianët me lëvizjet “magjike” (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-TORINO/ Pas 13 minutash lojë, Giroud ndëshkon me kokë për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Vllaznia drejt transfertës “kurbinase”, Partizani pret në “shtëpi” Kastriotin

F.autor

Leave a Comment