Futboll Premier League Sport

SFIDA NDAJ MILAN NË EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: “Kuqezinjtë” luajnë fort, do të na duhet ndeshje e madhe

Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, rikuperon të gjithë emrat e mëdhenj për ndeshjen e kthimit të raundit të 16 të Ligës së Evropës kundër Milanit, të planifikuar për të enjten në mbrëmje në San Siro.

Rashford, De Gea dhe Pogba kthehen nga ndeshja e parë, ndërsa Martial është jashtë.

Por, lajmi i fundit është dëmtimi i radhës nga Edinson Cavani, i cili fillimisht u përfshi në listën e skuadrës dhe pastaj për një problem fizik do të qëndrojë në Angli.

Këtu është lista e plotë: De Gea, Henderson, Grant; Lindelof, Maguire, Shaë, Telles, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Williams; Amad, Fernandes, Fred, James, Matic, McTominay, Pogba, van de Beek; Cavani, Greenwood, Rashford.

Sakaq, sot foli edhe Solskjaer duke u ndalur te ndeshja dhe se çfarë i duhet ekipit të tij për të kaluar:

“Ne e pamë ndeshjen javën e kaluar dhe sa e vështirë ishte. Milani është një ekip fizik me shumë energji, cilësi të mirë në ekip. Ne kemi nevojë për të performuar në nivelet tona më të mira dhe e dimë atë.

Kurrë nuk kemi qenë shumë me fat me barazimet, por këto janë ndeshje ku lojtarët tanë duhet të testojnë veten për të parë nëse vërtet mund të arrijnë nivelin tjetër. Nesër në mbrëmje shumë faktorë do të ndikojnë: ekziston nevoja për cilësi, përvojë, menaxhim loje dhe një qasje e mirë fillestare”.

Related posts

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dy ekipet, objektivi fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË GRUMBULLUAR TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Sancho “shkatërron” Harry Maguire në seancën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

OFERTË 175 MILIONË EURO NGA CHELSEA? Habitet Haaland: Janë shumë para…

Delo.autor

Leave a Comment