Futboll Kosova Sport

KUPA E KOSOVËS/ Prishtina eliminon Feronikelin e Duros me penallti, Drenica zhgënjen ndaj Dukagjinit

Sot në mesditë u luajtën dhe dy ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, Dukagjini-Drenica dhe Feronikeli-Prishtina.

Prishtina arriti të kualifikohet me anë të penalltive, ku 120 minuta lojë u ndan në barazim pa gola me skuadrën e Ferronikelit. Kryeqytetasit u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave, ku arritën të fitonin me rezultatin 4-2, teksa penalltinë vendimtare për prishtinasit e shënoj ish-mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj.

Në ndeshjen tjetër Dukagjini i kategorisë së dytë arriti të eliminoj Drenicën e Bledar Devollit duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e takimit për dukagjinasit e shënoj Dushi në minutën e 76-të.
Trajneri i drenicasve, Bledar Devolli, u shpreh mjaft i irrituar pas ndeshjes teksa kishte pretendime për mënyrën se si gjyqtari arriti të gjykonte ndeshjen, madje paralajmëroj dhe me dorëheqje nga puna me justifikimin se “duket se punojmë kot”.

“Ne sakrifikojmë familjen tonë. Do flas me presidentin, rrezik ta mbyllë këtë punë këtu. Më vjen keq për këta futbollistë, sepse duket sikur punojmë kot. Nëse i merr ndeshjet e kësaj faze, djemtë punojnë dhe duket sikur punojnë kot. Nuk më vjen keq për vete sepse ne jemi mësuar, por për këta djem. Është gjynah i madh. Është 2021-shi nuk mund të vazhdojmë më kështu, nëse gjyqtari Genc Nuza me stemë të FIFA-së referon kështu, imagjino gjyqtarët tjerë si janë”, u shpreh Devolli i revoltuar mbas ndeshjes.

REZULTATET
Dukagjini-Drenica
 1-0
Shënues: Dushi 76′-të

Feronikeli-Prishtina 0-0
2-4 pas penalltive

Related posts

DERBI I ITALISË/ Legjenda e Juventus parashikon fitoren, ja rezultati

Delo.autor

ISHTE NË SHËNJESTRËN E TIFOZËVE ME KORE RACISTE/ Shikoni reagimin epik të sulmuesit holandez (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Strakosha i pafat, e përmbysin një autogol dhe devijim. Hysaj fiton derbin e shqiptarëve

Q.Autor

Leave a Comment