Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Leclerc me këmbë në tokë: Mos prisni mrekullinë nga Ferrari

Kur duhen edhe 10 ditë që të nisë sezoni 2021 në Formula 1 piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, shprehet se edhe ky botëror nuk ka për të qenë i lehtë për “kokëkuqen”. Edhe në testet e zhvilluara fundjavën e kaluar në Bahrein, makina italiane nuk ishte mes më të mirave edhe pse është një njëvendëshe më e mirë se ajo e vitit të kaluar.

“U munduam që në 3 ditë të zhvillojmë sa më shumë xhiro dhe të kryejmë sa më shumë punë. Shfrytëzuam në maksimum çdo mundësi që patëm, bëmë shumë kilometra në pistë. Për pasojë, është ende herët për të folur për makinën e këtij sezoni. Kur flasim për ta rikthyer Ferrarin në majë, nuk i referohemi këtij viti”, u shpreh Charles Leclerc.

“Duhet të jemi të gjithë realist. Nuk mendoj se këtë vit do të duelojmë për titullin kampion. Ndaj, mos prisni asnjë mrekulli nga Ferrari. Makina SF21 e këtij viti nuk është një revolucion, por një evolucion i asaj të vitit të kaluar. Ne do të përpiqemi të marrim maksimumin. Kjo nuk është një periudhë e mirë për Ferrarin e po ashtu edhe për ne, ndaj le të marrim më të mirën e mundshme”, tha Leclerc.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI PAS 18 MUASH/ Ja batutat më pikante të Gatussos tek Milan

Delo.autor

ABSURDE/ Son Heung-Min, një ndeshje larg shpëtimit të karrierës, e pret USHTRIA

Isa.Autor

SERIA A/ Fillon sprinti për një Champions League, tre ekipe në garë për dy vende…

Sadik.Autor

Leave a Comment