Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Lazio. Rezultati 2-1

Luhet duke filluar nga ora 21:00, sfida e kthimit mes Bajern Mynihut dhe Lacios, e vlefshme për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Një përballje kjo pa shumë histori për sa i përket kualifikimit, teksa kampionët në fuqi të Champions-it, “vranë” përfundimisht shpresat e pakta të italianëve, pas triumfit 1-4.

Të kaltërit e Simone Inzagit, do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje pozitive, për t’u larguar me kokën lartë nga turneu më i rëndësishëm për klube në Europë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen të theksohet fakti se tek Lacio, titullar nga minuta e parë aktivizohet shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili do të tentojë të lerë gjurmë në këtë përballje. Për sa i përket Strakoshës, ai përsëri nuk është preferuar, duke qëndruar në stol. Ndërkohë në krahun tjetër, tekniku Flik, nuk i ka kursyer titullarët.

 

LIVE/ Bayern Munich-Lazio 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 82/ Lazio ngushton shifrat me golin e shënuar nga Marco Parolo.

MINTUA 73/ Bayern Munich dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Maxim Choupo-Moting.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 33/ Bayern Munich kalon në avantazh me golin e shënuar nga Robert Lewandowski.

MINTUA 1/ Starton ndeshja

Related posts

E BUJSHME/ Liverpool i kërkon Shaqirit të gjejë skuadër të re, Sevilla gati ofertën zyrtare

Delo.autor

E BUJSHME/ Një tjetër SIMEONE tek skuadra e Atletico Madrid, kushton…

Isa.Autor

MPOSHTI BARCELONËN ME SUPER ROFESHATË/ Aduriz pritet si hero në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment