Futboll Premier League Sport

“DUHET TË PËRBALLOSH”/ Ylli i Man Unitedit me reagim brilant ndaj kritikave të ashpra të Mourinhos

Mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester Unitedit, Luke Shaw, i është përgjigjur kritikave të ashpra të trajnerit Jose Mourinho, i cili kishte thënë se lojtarët e rinj tani janë të llastuar dhe nuk janë të pjekur.

Portugezi e kishte bërë këtë deklaratë duke i kritikuar Shaw, Marcus Rashford, Jesse Lingard dhe Anthony Martialin javën e kaluar. Mourinho kishte thënë se këtë lojtarë kanë standarde më të ulëta në krahasim me futbollistët në të kaluarën.

23-vjeçari u pyet për këto kritika në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Young Boys, që zhvillohet sonte në orën 21:00, dhe tha se ai nuk është mërzitur nga deklarata e trajnerit, përkundrazi i ka pëlqyer ajo.

 “Në njëfarë mënyrë më pëlqeu ajo. Ishte një sfidë shumë e madhe për mua me disa gjërat që ai i kishte thënë për mua në të kaluarën, veçanërisht në dy vitet e fundit. Atë që e tha disa ditë më parë, e kishte fjalën më shumë për gjeneratën, në krahasim me kur ai ishte më i ri”, ka thënë Shaw.

“Duhet t’i përballosh kritikat, për trajnerin, por më së shumti për klubin, pasi që është klubi më i madh në botë dhe ne si lojtarë kemi nevojë t’i marrim ato që thuhen dhe të luftojmë për skuadrën, trajnerin, tifozët dhe klubin”.

Related posts

SELFIE TË “NXEHTA” PARA PASQYRËS/ Erjona Sulejmani e nis vitin furishëm (FOTO)

Delo.autor

Lumë golash në Korçë, Rezi rihap takimin (Video)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist për titullin: Kjo makinë është me “krahë”

Delo.autor

Leave a Comment