Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Lajm i keq nga Franca, mesfushori Laçi nuk lejohet të grumbullohet me Kombëtaren, ja shkaku…

Në ligën e futbollit francez, klubet kanë marrë një vendim për sa i përket lejeve për lojtarët që duan të luajnë me skuadrat përfaqësuese në sfidat kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe“, Liga 1 dhe Liga 2 kanë dalë të dyja njëzëri me një vendim, ku i kërojnë Federatës që lojtarët që luajnë për ekipet kombëtare të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, të mos iu jepet leja për të shkuar aty.

Nga ky vendim preket dhe Kombëtarja shqiptare, pasi mesfushori Qazim Laçi , i cili luan me ekipin e Azhaksos në ligën e dytë franceze nuk do të mund të grumbullohet nga trajneri Edi Reja për kualifikueset e Botërorit.

Mungesa e Laçit mund të përbëjë një lajm të keq për kombëtaren tonë pasi Amir Abrashi nuk u grumbullua për shkak dëmtimi ndërsa Klaus Gjasula nuk ndodhet në formën e tij më të mirë.

Related posts

ZYRTARE/ Roma zhvillon stërvitjen me trajnerin e ri, Claudio Ranieri mbërrin në ‘Trigoria’

F.autor

KLUBI I SERIE A NË TELASHE/ Rrezikon të braktisë stadiumin pas mosmarrëveshjeve me…

Delo.autor

Tifozet e Brazilit, ”topless” për të ndjekur kombëtaren (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment