Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenal kualifikohet në çerekfinale, Granada shkruan historinë

Arsenal është mundur 1-0 në shtëpi nga Olympiacos në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Europa League, por është kualifikuar në çerekfinale falë fitores 3-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Sfida e luajtur në Emirates Stadium është vendosur nga një gol i El Arabi në minutën e 51-të.

Grekët e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në një minutë nga Ba.

Kualifikim historik për Granada-n. Spanjollët janë mundur 2-1 në nga Molde në ndeshjen e kthimit, por kanë kaluar më tej falë fitores 2-0 të marrë në takimin e parë.

Spanjollët janë kualifikuar në çerekfinale në sezonin e tyre të parë në Europë në historinë e klubit.

Related posts

Bolonja shënon golin e parë ndaj Milanit

Sadik.Autor

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Interi kërkon pasardhësin e Icardit, ja 3 objektivat

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ “Kuqezinjtë” synojnë fitoren për të siguruar një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment