Futboll

Gjermani-Brazil, trajneri Tite e pranon: Humbja 7-1 na përndjek si fantazmë…

Trajneri i Brazilit, Tite, thotë se “fantazma” e 7-1 ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2014 ende vazhdon ta ndjekë “Selecao”, ndërsa ekipet përgatiten të përballen të martën në një miqësore. Brazili pësoi humbjen më të rëndë në shtëpi, kur Gjermania e goditi me katër gola në gjashtë minuta shkatërruese, në gjysmëfinalen e “Belo Horizonte”, pothuajse katër vjet më parë.

Gjermania u shfaq e pamëshirshme ndaj vendit organizator në finale, duke fituar titullin e Kupës së Botës 2014. Këto dy kombëtare takohen në një miqësore për herë të parë në stadiumin olimpik të Berlinit, ndërsa trajneri Tite thotë se Brazili ende i ka të freskëta plagët e asaj humbjeje turpëruese, 7-1. “Kjo miqësore ka një kuptim të madh psikologjik, askush nuk duhet ta mashtrojë veten për këtë, – tha Tite për revistën gjermane “Kicker”. – Humbja 7-1 në finalen e Kupës së Botës është si një fantazmë, që na përndjek.

Ajo është ende e pranishme, njerëzit ende flasin për të. Por, sa më shumë që flisni për këtë, aq më pak zhduket kjo “fantazmë”. Kjo miqësore nuk do të jetë vetëm një sfidë sportive, por shumë më e madhe emocionalisht. Ne jemi duke u përgatitur për të bërë paraqitjen tonë më të mirë, e cila do të jetë e rëndësishme, por, natyrisht, gjithashtu, dua një rezultat të mirë”.

Tite ka qenë në krye të Brazilit që nga viti 2016, ndërsa Felipe Scolari ishte trajneri kryesor në humbjen turpëruese ndaj Gjermanisë, në Kupën e Botës së fundit. “Unë isha duke e shikuar ndeshjen në shtëpi, në Sao Paulo, me gruan time, dhe pasi pësuam golin e tretë, ajo filloi të qajë, – kujton 56-vjeçari. – Kjo humbje më ka pikëlluar shumë.

Ishte një moment i frymëzimit të madh për Gjermaninë, çdo goditje përfundonte në gol. Gjërat si në atë finale nuk ndodhin as në “video games”. Ndonjëherë, në futboll, një ekip vjen afër përsosmërisë dhe kjo është ajo që ndodhi me Gjermaninë. Plaga është ende e hapur dhe ndeshja në Berlin është pjesë e procesit të mbylljes së saj”. Tite u tha gazetarëve të Brazilit se mesfushori i Manchester City, Fernandinho, do ta zëvendësojë Douglas Costa, në ndryshimin e vetëm që skuadra braziliane, e cila mundi Rusinë 3-0, në Moskë, të premten, mund të pësojë.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, pret të bëjë deri në pesë ndryshime nga skuadra fillestare e barazimit 1-1 të së premtes, me Spanjën. Yjet Mesut Ozil dhe Thomas Mueller janë liruar nga Loew për të pushuar, ndërsa Ilkay Gundogan pritet të fillojë si titullar në mesfushën e Gjermanisë.

Related posts

E BUJSHME/ ROMA pranë firmës me kampionin e botës, i ndan vetëm një detaj për…

Isa.Autor

Vëmendja është në Rusi, terrorizmi mund të godasë sërish Francën

Isa.Autor

Manchester United i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin 60 milionësh të Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment