Futboll

“Këpuca e Artë”, Cavani, Kane… Messi!

Cavani, Kane dhe Salah – këta tre futbollistë po luftojnë për Këpucën e Artë për sezonin 2017/18.
Gara për “Këpucën e Artë” këtë sezon po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në dekadën e fundit, por gjërat kanë ndryshuar këtë sezon, të paktën deri më tani. CR7 është shumë larg të tjerëve, kurse magjiku i Barcelonës aktualisht renditet i katërti.

Edinson Cavani (PSG), Harry Kane (Tottenham) dhe Mohamed Salah (23) – prinë në garën për “Këpucën e Artë” me nga 23 gola, dy të parët kanë mundësi t’i rrisin këto shifra në sfidat e sotme kundër Marseille respektivisht Crystal Palace.

Vendin katër dhe pesë e pushtojnë Lionel Messi (Barcelona) dhe Ciro Immobile (Lazio), me nga 22 gola.

Sergio Aguero 21 finalizime, Jonas 27, gjenden në pozitat gjashtë dhe shtatë. Kujtojmë se pavarësisht se ka shënuar 27 gola sulmuesi i Benficas, Jonas, koeficienti i vlerësimit të tyre është më i vogël nga top pesë ligat Evropiane (La Liga, Premierligë, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga).

Top 10’shja kompletohet me Neymarin, Luis Suarezin dhe Robert Lewandowskin, që të tre kanë realizuar nga 20 gola.

Related posts

ZYRTARE/ Vetëm 1 fitore këtë sezon, Pisa shkarkon trajnerin Alberto Gilardino

F.autor

E PABESUESHME/ Mësoni se ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SHQIPËRISË NË KUALIFIKUESE/ Trajneri Erik Hamren: Ishin kundërshtarë të vështirë, ne do të…

Delo.autor

Leave a Comment