Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN PROBLEMET PËR MILAN/ Mbrojtësi Kalabria operohet në gju, ja kur do të rikthehet në stëvitje…

Mbrojtësi i djathtë i Milanit, Davide Kalabria, është operuar sot në gjurin e tij dhe do të mungojë rreth një muaj për skuadrën kuqezi.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare  e Milanit, duke konfirmuar mungesën e Kalabrias për një muaj. Një mungesë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, të cilët këto kohë kanë vuajtur nga një valë dëmtimesh gjë e cila ka penguar dhe ecurinë e tyre në kampionat.

“AC Milan njofton se Davide Kalabria është operuar për të zgjidhur dëmtimin e meniskut medial të gjurit të tij të djathtë. Kirurgjia artroskopike, e kryer në klinikën ”La Madonnina” nga doktor Roberto Pozzoni në prani të menaxherit shëndetësor të Rossonerëve Stefano Mazzoni, është krejtësisht i suksesshëm. Kohët e shërimit vlerësohen në 30 ditë “.

Related posts

Teuta fiton ‘finalen’ e mbijetesës, mposht Vllazninë me një shkodran

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një pasimi nga Ronaldo, talenti Chiesa rihap ndeshjen ndaj Portos me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Roma nuk ia rinovon kontratën, lojtari i njohur pranë transferimit te Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment