Futboll

Gianluigi Buffon drejt altarit për herë të dytë, ja kur pritet të vendosë me Ilarian për dasmën e tyre

Gianluigi Buffon drejt altarit për herë të dytë. Portieri i Juventusit dhe ish- kombëtares italiane raportohet se do të martohet gjatë verës me Ilaria D’Amico. Çifti sipas revistën italiane ‘Chi’ ka pritur fundin e karrierës së futbollistit për të vendosur për dasmën e tyre.

Buffon ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli gjatë verës dhe për t’iu përkushtuar krejtësisht familjes së re që po krijon. Kujtojmë se disa muaj më parë edhe vetë lojtari ka thënë tërthorazi se do të kurorëzohet me bukuroshen e Italisë, me të cilën është në lidhje prej katër vjetësh.

40-vjeçari ka qenë i martuar me Alena Seredovan, me të cilën u divorcua gjatë vitit 2014. Buffon ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten çeke, Sederova, Louis Thomasin dhe David Leen.

 

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT MBAPPE NË DYSHIM/ PSG nis garën kundër kohës, dy skuadra frikësojnë francezët

Delo.autor

Donald Lu surprizon sërish, vishet kuq e zi dhe… luan futboll

Sadik.Autor

Sky dhe BT arrijnë marrëveshjen e re me vlerë 5 miliardë € për transmetimin e Premier League

Q.Autor

Leave a Comment