Futboll Sport

KAHABIB ZYRTARIZON DORËHEQJEN NGA UFC/ Conor McGregor poston foton dhe përgjigjet vetëm siç di ai

Conor McGregor ka marrë të gjitha meritat për suksesin e Khabib Nurmagomedov në UFC, ndërsa i ka lënë një mesazh pas zyrtarizimit të dorëheqjes.

Konfirmimi zyrtar për dorëheqjen e dagestanezit nga sporti i arteve marciale të përziera u bë nga presidenti Dana White të premten, ndërsa bëri me dije se rekordi i tij 29 fitore dhe 0 humbje do të qëndrojë si i fundit.

Kështu, MGregor nuk ka ngurruar të bëjë një postim lidhur me këtë, duke postuar një foto me Khabibin, kur ky i fundit ishte më i ri.

“Dorëheqje të lumtur djalosh, shihemi më vonë. Asnjëherë se harroj kur hyre në këtë lojë dhe u bëre i famshëm prej meje. Drejt e nga b*** e mia të mëdha irlandeze”.

McGregor e kishte kërkuar me ngulm një tjetër ndeshje me Khabibin, por ky i fundit e kishte refuzuar një gjë të tillë, pas fitores në tetor të vitit 2018.

Related posts

“KUQEZI”/ Shakohoxha: Ky futbollist nga Kosova ka luajtur me pasaportë false për Shqipërinë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea dhe Sevilla sigurojnë kualifikimin në frymën e fundit

Delo.autor

TALENTI “VALLËZON” ME KUNDËRSHTARËT/ Shikoni çfarë SUPER GOLI ka shënoi Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment