Futboll Sport

Humbet penalltinë ndaj Malit të Zi, sulmuesi serb: Jam budalla

Alexandar Mitrovic e ka pranuar se është turpëruar pasi e humbi penalltinë në përpjekje për të shënuar në stilin “Panenka” në fitoren e Serbisë ndaj Malit të Zi në Ligën e Kombeve.

Ndeshja në Beograd po shkonte në mënyrë të përkryer për Mitorvicin, pasi ai e dyfishoi epërsinë e serbëve vetëm dy minuta pasi Adem Ljajic e shënoi golin e parë në minutën e 30-të.

Sulmuesi i Fulhamit më pas pati rastin të shënoj për 3-0 nga pika e penalltisë para përfundimit të pjesës së parë. 24-vjeçari e mposhti portierin, por penalltia e tij në stilin “Panenka” nuk përfundoi në rrjetë por lart mbi portë.

Fatmirësisht për të, në fund Serbia fitoi 2-1.

Duke folur pas ndeshjes, Mitrovic zbuloi se vendimi i tij për ta gjuajtur penalltinë në atë mënyrë ishte frymëzuar nga sulmuesi i Holandës Memphis Depay, i cili të premten shënoi në stilin “Panenka” në fitoren e Holandës 2-0 ndaj Francës.

“Nuk ia kam idenë përse e bëra atë. Po e shikoja Depalyn dje dhe vendosa ta bëj të njëjtën në momentin e fundit. Jam budalla..”, tha Mitrovic.

Related posts

“PO NA DËMTOHEN LOJTARËT NGA KOMBËTARET”/ Zidane: Rinovimi i kapitenit Ramos? Mendimi im…

Delo.autor

NË TOTAL/ Njhuni me formacionin më të shtrenjtë në botë. Mungon Messi dhe Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

Gomez ‘ultimatum’ Milanit, dëshiron transferimin vetëm tek kjo skuadër

Q.Autor

Leave a Comment